Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu | Foto: KALLXO.com

Veliu: AKR Nuk e Ka Njoftuar LDK-në për Vendimin e Saj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka deklaruar se kjo parti dëshiron që koalicioni me AKR-në të vazhdojë, pasi “nëse kështu krijohen dhe prishen koalicionet nuk e dimë se çfarë stabiliteti do të ketë në Kosovë dhe çfarë institucione stabile do të ketë në vend”.

Veliu shtoi se AKR nuk i ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e kuvendit të përgjithshëm të kësaj partie dhe pas këtij vendimi nuk kanë pasur asnjë takim.

“AKR nuk mund të na detyrojë neve të hyjnë në bisedime me asnjë subjekt tjetër politik”, tha ai.

Veliu këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku ai tha se kanë folur për zgjedhjet lokale. /21Media