Haradin Balaj. Foto: ICTY/VIDEO

Vdes Haradin Balaj

Ka vdekur sot në Drenas, Haradin Balaj, ish ushtar i UÇK-së, i dënuari për krime të luftës nga Gjykata e Hagës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtuesi i partisë NISMA për degën e Drenasit, Isa Xhemajlaj.

“Me dhimbje të thellë sot morëm lajmin për vdekjen e Haradin Balajt, njeriut që gjithë jetën ja kushtoi Lirisë së Kosovës. I shpreh Ngushëllime familjes, të afërmve shokëve bashkëluftëtarëve dhe bashkëpartiakëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty’, shkroi Isa Xhemajlaj.

Në shtator të vitit 2007, Balaj ishte dënuar me 13 vjet burg nga Tribunali  i Hagës për Krime të Luftës në rastin në të cilin të akuzuar kanë qenë edhe Fatmir Limaj e Isak Musliu të cilët ishin shpallur të pafajshëm.

Balaj kishte përfituar nga lirimi i parakohshëm nga vuajtja e dënimit në vitin 2013.