Foto: Rtv21

Një punonjës i nënpresidentit amerikan infektohet me COVID-19

Një punonjës i nënpresidentit amerikan, Mike Pence, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të premten se një anëtar i ekipit të Pence e ka kontraktuar koronavirusin, por nuk dha më shumë detaje.

Lajmi vjen një ditë pasi shërbëtori personal i presidentit Donald Trump ka dalë po ashtu pozitiv me koronavirus, duke rritur shqetësimet për shëndetin e udhëheqësve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1.3 milion raste me koronavirus – më së shumti në botë.

Mbi 76,000 njerëz atje kanë humbur jetën.

Shtëpia e Bardhë do ta testojë tani presidentin dhe nënpresidentin në baza ditore dhe jo çdo javë, si deri më tash. /REL

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!