Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Vazhdimi i seancës së sotme të Kuvendit mbahet të enjten

Është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës dhe vazhdimi i saj do të mbahet të enjten.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet të enjten para se të filloj seanca e rregullt e Kuvendit.

Me mungesën e deputetëve të opozitës nuk pati kuorum për të votuar disa raporte e propozime.

Të gjithë ato që kanë mbetur pa u votuar dhe për të cilat është diskutuar nga deputetët ditën e sotme do të vazhdojnë të enjten.

Pa u votuar mbeti edhe propozimi i deputetit Mërgim Lushtaku për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete.

https://kallxo.com/kuvendi-diskuton-ndryshimet-e-ligjit-per-automjete/

Deputetë e grupeve parlamentare të pranishme në Kuvend dhanë mendimet e tyre sa i përket importit të veturave më të vjetra se 10 vjet.

https://kallxo.com/deputetet-me-dilema-per-importimin-e-veturave-me-te-vjetra-se-10-vjet/

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u shpreh kundër ndryshimeve në Ligjin e automjeteve.

https://kallxo.com/ministrja-reshitaj-kunder-importit-te-veturave-me-te-vjetra-se-10-vjet/