Unioni i Shkrimtarëve kujton 29 vjetorin e vrasjes së Enver Hadrit

Organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, të hënën, në 25 shkurt 2019,  do të mbahet një akademi përkujtimore për të shënuar 29 vjetorin e vrasjes së Enver Hadrit.

Në këtë akademi, që është planifikuar të mbahet në Bibliotekën Kombëtar të Kosovës “Pjetër Bognai” në ora 16:00, një fjalë rasti pritet ta mbajë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Reshat Sahitaj, kryetar i USHKSH ka thënë për Kallxo.com se akademia mbahet për të nderuar Hadrin, i cili sipas tij ka një meritë të madhe në sensibilizimin dhe njohjen e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Gjatë këtij aktiviteti, ndër të tjerash, do të shpërndahet edhe një libër me poezi e Enver Hadrit e lënë në dorëshkrim”, ka thënë ai.

Ky aktivitet mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.