UNDP-ja Ndihmon për MSA-në

Këtë prioritet e tregoi koordinatori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Andrew Russell në një takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Sipas komunikatës së Departamentit të Informimit në Presidencë, në takimin Thaçi-Russell u diskutua edhe për krijimin e vendeve të reja të punës, luftën kundër korrupsionit dhe pranimin e Kosovës në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Komunikata bën me dije se Presidenti Thaçi falënderoi UNDP-në dhe koordinatorin e saj për ndihmën që ky program i OKB-së dha për Kosovën që nga përfundimi i luftës.

“Do të keni përkrahjen e përhershme të Zyrës së Presidentit dhe timen,” i tha Thaçi Russell-it.

Presidenti në takim deklaroi se do të bashkëpunojë me UNDP-në ngase qëllimet e të dyjave janë të njëjta.

“Kemi qëllimin e njëjtë, prandaj edhe kemi dhe do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të mirë,” tha Thaçi sipas komunikatës.