Kapiteni dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës – Foto: Rtv21
Ujkani Do që me Fitore ta Përshëndesin Trajnerin Bunjaki
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka falënderuar trajnerin Albert Bunjaki për punën që ai ka bërë me përfaqësuesen.
Ujkani kërkon rezultate pozitive për dy ndeshjet e fundit, në mënyrë që t’i dhurojnë përshëndetjen më të mirë trajnerit i cili do të largohet në fund të këtyre kualifikimeve, shkruan rtv21.tv.
Kur u cek fakti nga gazetarët se në 2 ndeshjet e fundit Kosova ka pranuar vetëm 2 gola, Ujkani deklaroi se po rriten si skuadër, e dallimi po vërehet.
“Tani skuadra e di lojën që luan, e njohin mirë njëri-tjetrin, e në këtë aspekt ka punuar shumë edhe trajneri, i cili ka arritur t’i bashkojë këta futbollistë shumica të rinj, e t’i formësojë si klub edhe pa stërvitje siç duhet”, tha kapiteni Samir Ujkani.
Mbledhjen e shumë talentëve kosovarë si dhe përmirësimin e dukshëm të skuadrës Ujkani ia atribuon trajnerit Bunjaki. /21Media