Treni duke kaluar në Ferizaj | Foto: Arkiv/KALLXO.com

Treni Mbyt Shtetasin e Shqipërisë në Ferizaj

Policia njofton se sot në orën 13 e 55 treni ka goditur një person në Ferizaj.

“Rasti ka ndodhur kur treni transportues i cili ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit ka goditur këmbësorin i cili ishte duke kaluar binarët e trenit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më tutje njofton se i godituri nga treni ka vdekur nga lëndimet që mori.

“Mjeku nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima shtetas i Republikës së Shqipërisë nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, vijon komunikata.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetuesit policorë janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit.

KALLXO.com në vitin 2013 kishte shkruar për një aksident tjetër në Ferizaj, kur treni kishte goditur një person, i cili atëherë për fat të mirë kishte shpëtuar.

Treni Godet Hoxhën

Hekurudha në Ferizaj kalon mespërmes qytetit, ndërsa planifikohet që me rehabilitimin e linjës hekurudhore numër dhjetë që pritet të bëhet me një kredi të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, të eliminohet rreziku nga trenat në këtë qytet.

Në vitin 2013 Gazeta Jeta në Kosovë solli rrëfimin e një banoreje të Komunës së Ferizajt që ishte rrëzuar në hekurudhë dhe kishte ngecur e shtrirë përmbys mes dy binarëve në kohën kur treni i kalonte përmbi.

Treni i Zhvillimit dhe Vdekjes

Në shkurt të këtij viti, KALLXO.com shkroi se në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup për dhjetë vjet nga aksidentet kanë vdekur nëntë persona.

http://kallxo.com/nente-jete-te-humbura-per-dhjete-vjet-nga-trenat/

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera në të cilat edhe në pika tjera të vendit trenat kanë goditur makina, ose këmbësorë.

http://kallxo.com/treni-godet-veturen-nje-vdekur/

http://kallxo.com/6-te-lenduar-treni-godet-veturen/