Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lekaj: Shkarkim - emërimet e bordeve, janë politike

Deputeti i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Pal Lekaj shkarkimet e më pas emërimet e bordeve nga Qeveria Kurti 2 i ka quajtur politike.

“Emërimi i të gjitha bordeve është puro politik. Mendoj se nuk po bazohen në argumente dhe nuk keni argumentuar për asnjë bord për shkarkimin e tyre, po shkoni në mënyrë paushallë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj edhe propozimin për shkarkimin e bordit të Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave, e ka quajtur politik.

“Edhe këtë bord sot që po e shkarkoni është puro politik. E tash hajdeni mbylleni edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, sepse për ju ajo nuk ekziston”, është shprehur Lekaj.