Liburn Aliu: Na duhet një korridor hekurudhor që na lidh me Durrësin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë konferencës së sotme tel foli për zgjerim të pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është deklaruar edhe për Samitin e mbajtur në Beograd që kishte temë diskutimi hekurudhat rajonale.

Ai para mediave tha sa, në këtë Samit është diskutuar për modernizmin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

“Ky vit nga Bashkimi Evropian është shpallur si vit i hekurudhave dhe në kuadër të komunitetit të transportit që përfshin edhe vendet e Ballkanit, është mbajtur Samiti që kësaj radhe ishte në Beograd. Temë diskutimi kanë qenë hekurudhat, ndërsa traktati që u nënshkrua ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit në mes të vendeve, me modernizmin e korridoreve dhe linjave hekurudhore”, tha Aliu.

Ai theksoi se në këtë projekt, del që probleme kryesore janë pikat kufitare dhe mënjanimi i procedurave nëpër to.

“Problemet e shumta janë pikat kufitare, është çështja e mënjanimit të procedurave nëpër pika kufitare, dhe modernizimi i linjave ekzistuese, që nënkupton elektrifikim të tyre që sjell më pak ndotje”, shtoi Aliu.

Ministri potencoi se në Beograd ka ngritur çështjen për korridore të reja, pasi Kosova është e lënë anash me këto marrëveshje.

“Ajo që unë kam ngritur në Beograd, është çështja e korridoreve të reja, korridoret ekzistuese në Ballkan, Kosovën e lënë anash. Shkupi i ka dy korridore të rëndësishme edhe vendet tjera të Ballkanit kanë shumë korridore”, tha Aliu.

Ministri para mediave tha se meqenëse Durrësi pritet të bëhet port i rëndësishëm tregtar, duhet një korridor i ri për të cilin në duhet të synohet që të kalojë nëpër Prishtinë.

“Meqenëse Durrësi është një port që synon të zhvillohet në të ardhmen, lidhja e tij me korridore tjera të Ballkanit është normale që do duhet të bëhej përmes një korridori të ri e që do duhej të kalonte nëpër Prishtinë, pra të lidhet në korridorin 10”, ka thënë Aliu.

“Kosova i ka linjat ekzistuese, është kërkuar që të bëhet edhe një linjë tjetër nga Prishtina në Nish, por kjo do kishte kuptim vetëm nëse e lidhim Prishtinën me Durrësin, prandaj duhet të insistojmë edhe tek Shqipëria që ta bëjmë linjën nga Prishtina në Durrës”, ka thënë Aliu.