Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj: Arsyetimet për shkarkim të bordit të ARH-së, puro politike

Armend Zemaj deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se është banal arsyetimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

“Sido që të jetë, kjo arsye nuk vlen, është puro politike e tendencioze. Do ta shohim në të ardhmen pse po shkarkohen këto borde me kaq nguti”, tha ai.

Zemaj tha se hekurudhat kanë probleme, por sipas tij, qytetari e ka kuptuar se shkarkimi i bordeve po bëhet për ta kap institucionet.

“Më mirë është që arsyetimi të jetë shkurt shqip transparent, por jo pa arsye ose me arsye që tash dhe qytetari i ka kuptu që janë vetëm për kapjen e institucionit. Nuk do të thotë se hekurudhat nuk kanë probleme qoftë me prona, qoftë me kyçje ilegale, ndërtime, rrezikshmëri që i dimë të gjitha”, tha Zemaj.

Gjatë kësaj seance, Fitore Pacolli – Dalipi, kryesuese e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka lexuar rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kuvendit i rekomandohet shkarkimi i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave