Tre anëtarë të rinj kosovarë në Akademinë Evropiane të Filmit
21.9.2018 - 16:40
Regjisori Ismet Sijarina, drejtoresha e fotografisë Sevdije Kastrati dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu janë ftuar nga Akademia Evropiane e Filmit për të qenë pjesë e sajë.
Kjo ftesë, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, vjen pas suksesit të filmit “Nëntor i ftohtë”, i cili do të shfaqet premierë botërore javën që vjen në festivalin e filmit në San Sebastian në Spanjë.
Ceremonia e Çmimeve Evropiane të Filmit këtë vit sipas QKK-së, do të mbahet në Sevilla (Andalusia) të Spanjës në dhjetor 2018.
EFA ka mbi 3,500 anëtarë nga mbarë Evropa, ndërsa Kosova ka 25 anëtarë.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989.