Ilustrim

Shtyhet afati i konkursit për mbështetje të projekteve filmike nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Qendra Kinematografike e Kosovës ka zgjatur afatin e konkursit për mbështetje të projekteve filmike  të shpallur më 20 dhjetor 2023.

Përmes një njoftimin ne ueb-faqen e saj, QKK bënë të ditur se shtyrja e afati është bërë bazuar në kërkesat e ardhuar në qendër.

“Përmes këtij njoftimi, Qendra Kinematografike e Kosovës, ju njofton se pas shumë kërkesave shtyhet afati i konkursit për subvencionimin e projekteve filmike”- thuhet në njoftimin e QKK-së.

Sipas vendimit të marrë dje, QKK-ja ka shtyrë afatin e konkursit deri më 16 shkurt 2024.

dhjetor të viti që shkoi, QKK bëri të ditur se konkursi për mbështetje filmike i janë shtuar edhe dy kategori të reja: kategoria e zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategoria për film të shkurtër studentor.

Po ashtu, sipas QKK-së, risi e këtij konkursi është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor, ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar.

Aplikimi në këtë konkurs bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK.

Sipas Ligji për buxhetin për 2024, QKK ka në dispozicion rreth 1 milion e 600 mijë euro për mbështetje të projekteve filmike.