Theret me thikë një person në Deçan

Një person është arrestuar dje në Deçan, pasi i njëjti ka therur me thikë një person.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën ka therur me thikë atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.