Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi thotë se Kosova mund të bëhet vend më i mirë për të jetuar

Presidenti Hashim Thaçi duke uruar Ditën e familjes tha se Kosova mund të bëhet mjedis më i mirë për të jetuar.

“Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar”, shkroi Thaçi në facebook.

Ai e cilësoi familjen themel të çdo shoqërie

“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore”, vijoi postim i Thaçit.

Presidenti konstatoi se bota ka shumë probleme që prekin familjet.

“Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra”, shkroi Thaçi.