Thaçi: Përpjekjet për barazi vazhdojnë të jenë të nevojshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar gratë për festën e 8 Marsit përmes një statusi në Facebook.

Ai ka shkruar se në krahasim me të kaluarën sot gratë kanë arsye për të festuar edhe pse përpjekjet për barazi vazhdojnë të jenë të nevojshme.

“Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë. Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë”, ka shkruar Thaçi.