Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Ofron Mbështetje për Rishikim të Sistemit të Drejtësisë

Në konferencën për rishikimin e sistemit të sundimit të ligjit Presidenti Hashim Thaçi ofroi mbështetjen e tij për këtë proces

“Sot ofroj mbështetjen time të plotë në rishikimin e sistemit të sundimit të ligjit. Përgëzoj ministrin Tahiri për shtytjen që i ka dhënë këtij procesi”, tha Thaçi.

Ai konsideroi se institucionet e Kosovës tashmë po marrin përgjegjësi të plotë në sistemin e sundimit të ligjit.

“Institucionet e Kosovës tashmë po marrin përgjegjësitë e plota në sundimin e ligjit. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për zhvillimin e sundimit e ligjit”, tha Thaçi.

Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit i kalon mandati në qershor të këtij viti, ndërsa dje as shefja e këtij misioni Alexandra Papadopoulou e as ministri Abeelard Tahiri nuk treguan çka do të ndodhë me EULEX-in pas qershorit.