Foto: ZPRK

Thaçi: Kosova e ka synim antarësimin në organizatat ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse NATO-s dhe SHBA-ve për lirinë e vendit.

“Sa më shumë që kalon koha aq më shumë po dalin në pah vlerat e UCK-së. Kosova do të festojë 20 vjetorin e çlirimit dhe në këto vite ne kemi pasur shumë të arritura. Kosova ballafaqohet ende me sfidat, me synim të sigurt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Viti 2019 është shpallur viti i NATO-s. Kosova do të jetë mirënjohëse përgjithmonë ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi në akademinë përkujtimore për nder të heroit Xhemajl Fetahaj./RTK