Thaçi e Rama në Gjenevë

Thaçi e Rama në Gjenevë për Forumin Ekonomik Botëror

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Thaçi ka shpërndarë një fotografi në Facebook bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.