Testi i Maturës 2016- LIVE

13:48

Përfundon Testi i Maturës

Rreth 30 mijë maturantë nga të shkollave të mesme të Kosovës i janë nënshtruar sot Testit të Maturës.

Ata që nga ora 10:00 kanë zënë bankat në shkollat e tyre për t’u vlerësuar në lëndët kryesore të drejtimeve përkatëse.

Në përgjithësi, testi ka kaluar pa probleme të theksuara, ndërsa ka pasur mungesë përgatitjesh në disa komuna nga ana e organizatorëve të testit, mungesa të administruesve dhe vonesa të dërgimit të materialit testues në disa shkolla.

Edhe këtë vit është përsëritur dukuria e publikimit të testit nëpër rrjete sociale, ndërsa ka pasur tentativa të kopjimit edhe brenda klasëve nga ana e nxënësve.

KALLXO.com e ka monitoruar testin e maturës për të tretin vit rresht dhe ka raportuar drejtpërdrejt nga shumë qendra testimi gjatë tërë ditës.

Në orën 14:00, Ministria e Arsimit ka thirrur një konferencë për shtyp ku do të japë detaje rreth ecurisë së testi.

KALLXO.com do ta transmetojë drejtpërdrejt këtë konferencë.

13:37

Pas përfundimit të Testit të Maturës në Istog, testet e paketuara janë nisur për Prishtinë.

istogu

Testet e përfundura janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit edhe nga shkolla “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë.

13:25

Në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë tolerohet kopjimi.

13:13

Në Istog janë larguar administruesit e testit të cilët e kanë përfunduar punën e tyre. Testet janë janë në dorë të mbikëqyrësve të cilët po presin që ato t’i transportojnë drejt Prishtinës.

istog

13:12

Testimi ka përfunduar edhe në shkollën “Skënderbeu” në Drenas.

13:11

Ka përfunduar testi në shkollën “17 Shkurti” në Obiliq. Testimi ka përfunduar edhe në shkollën “Zekerija Rexha” në Gjakovë.

17 shkurti

13:10

Ka përfunduar testi në shkollat “Selajdin Mullaabazi- Mici” në Rahovec dhe në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj.

13:07

Përfundoi në orën 12:30 Testi i Maturës në Gjimnazin “Jeta e Re” të Suharekës.

????
????

13:04

Ka përfunduar testi i maturës në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

13:03

Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj, nxënësit kanë filluar të dalin nga testi i maturës. Në këtë shkollë, testi ka filluar me rreth 40 minuta vonesë për shkak të vonesës së materialit testues.

13:02

Në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë kanë mbetur vetëm edhe nga një klasë me nxënës duke plotësuar testin e maturës.

13:01

Në Istog testi ka përfunduar me kohë.

13:00

Në Gjimnazin “Skënderbeu” të Kaçanikut ka përfunduar tesi, ndërsa administratorët e tij janë duke shkruar raportet për testin e sotëm.

perfundimi raportet

12:57

Në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, testi i maturës ka përfunduar me kohë.

suhareke1

12:53

Rreth orës 12:30 ka përfunduar zyrtarisht testi në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Nuk ka pasur vonesa në shpërndarjen e testeve, por në pjesën më të madhe të klasëve administratorët nuk ua kanë marrë telefonat nxënësve.

Ndërkohë në shkollë nuk ka pasur qasje në internet, por nxënësit kanë lëshuar hotspotin personal.

Gjatë kohës së testimit, në disa klasë nxënësit kanë kopjuar, kryesisht duke folur, duke u kthyer mbrapa, me njëri tjetrin. Në ambientet e kësaj shkollë kanë qenë dy policë, të cilët kanë lëvizur lirshëm nëpër katet e shkollës.

Gjatë kohës së mbajtjes së testit, nxënësit të cilët e kanë përfunduar para kohës së testin, disa prej tyre kanë qëndruar edhe nëpër korridoret e shkollës.

Në këtë shkollë ka 13 paralele, me gjithsejt 266 nxënës, ku prej tyre kanë munguar 6.

Drejtori i shkollës, Ajet Brajshori tha për KALLXO.com se asnjë nxënës nuk është përjashtuar nga testi dhe se përgjithësisht mbarëvajtja ka qenë në rregull.

12:49

Në “Naim Frashëri” të Vushtrrisë janë larguar mbikëqyrësit e testit, derisa ende katër nxënës nuk e kishin përfunduar Testin e Maturës.

mbikeqyresit

12:29

Një nxënës në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë është larguar nga testi i maturës pasi që administruesi e ka zënë duke komunikuar me kolegë të tij gjatë testimit.

12:25

Tolerime të kthimit mbrapa në Shkollën “17 Shkurti” të Obiliqitobiliq

12:17

Një nxënës i kthyer mbrapa për të kopjuar në Gjimnazin “Bedri Pejani” të Pejës kur testi po i afrohet fundit.

kopjimi

12:15

Në “Shaban Hashani” të Ferizajt testimi po vazhdon. Klasat ende janë te mbushura, ndërsa shumë pak nxënës kanë kryer testin.

shh

12:11

Në shkollat “Avdyl Frashëri” në Prizren dhe “Isa Boletini” në Podujevë, grupe të mëdha nxënësish e kanë përfunduar testin e maturës dhe janë duke dalë nga shkollat përkatëse.

dalja

12:10

Katër telefona u janë marrë nxënësve të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik nga administruesit e klasave.

telefonat

12:09

Në shkollën “28 nëntori” në Prishtinë disa nxënës e kanë përfunduar testin e maturës. Por një numër i tyre që kanë kryer testin nuk po largohen nga mjediset e shkollës, duke qëndruar në korridore.

12:07

Në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan një nxënës është zënë duke përdorur telefonin gjatë testimit, por administruesit e testit e kanë lejuar që ta vazhdojë plotësimin e testit.

12:03

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, vizitoi nxënësit në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, të cilët po i nënshtrohen testit të maturës.

11:55

Vazhdon “patrullimi” i policit në Shkollën “28 Nëntori” të Prishtinës.

polici shkolle

11:53

Nxënësit po komunikojnë mes vete në Shkollën “Skënderbeu” në Drenas, por kur po kalojnë mbikëqyrësit e testit po ua tërheqin vërejtjen.

11:51

Dy nxënëse përfundojnë testin në Shkollën “Fehmi Agani” në Klinë.

nxeneset

14:41

Në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dy nxënës janë larguar nga testimi për shkak se janë zënë duke i përdorur telefonat gjatë plotësimit të testeve.

11:36

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka vizituar qendrën e testimit të maturantëve në shkollën e mesme “17 Shkurti” në këtë komunë.

xhafer gashi

11:33

Zyrtari i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë nuk po e lejon monitoruesin e KALLXO.com që të hyjë nëpër klasë për ta monitoruar procesin e testimit. Sipas tij, prania e monitoruesit në klasë krijon presion te nxënësit që po i nënshtrohen testit.

Problem të njëjtë i është paraqitur edhe monitorueses së KALLXO.com në Drenas.

11:26

Një polic nëpër korridoret e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë.

polici shkolla

11:24

Dy nxënëse në Malishevë e kanë përfunduar të parat testin rreth orvs 11:20.

11:23

Nxënësit shetisin në korridore të shkollës në Obiliq, gjatë kohës së testit të maturës.

11:19

Në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë nxënësit po komunikojnë mes vete gjatë kohës së plotësimit të testit të maturës.

nxenesit duke fole

11:17

Në gjimnazin “Avdyl Frashëri” në Prizren, tre nxënës e kanë përfunduar testin e maturës.

11:13

Në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë shihen dy nxënës të vendosur në një bankë gjatë testimit, gjë që është në kundërshtim me rregullat e testit.

dy nxenes

11:11

Në Gjimnazin e Deçanit nxënësve nuk u janë ofruar shishe me ujë, mirëpo disa nga ta kanë bërë duke e marrë ujin me vete.

11:09

Në Mitrovicë, nëpër shkolla organizatorët nuk kanë ofruar shishe me ujë dhe ka ankesa nga profesorët nëpër klasa.

11:06

Në shkollën “Avdyl Frashëri” në Prizren ishin administruesit nga Ferizaj dhe nga një në gjuhën boshnjake, ndërsa tani kanë mbetur vetëm ata në gjuhën boshnjake, pasi administruesit në gjuhën shqipe janë larguar për t’i plotësuar mungesat nëpër shkolla tjera.

11:04

Për shkak të mungesës së vendeve në klasa në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj testimi ka filluar të zhvillohet  edhe jashtë klasave, në korridore.

ferizaj korridor

11:03

Në orën 11:02 e ka përfunduar testin nxënësi i parë në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë. Ai ka dalë nga mjediset e shkollës.

10:57

Në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nxënësit po kërkojnë fletë të bardha ku mund t’i zgjidhin detyrat matematikore, ndërsa komisioneri nuk posedon fletë të tilla.

10:56

Në gjimnazin e Obiliqit, monitoruesja e KALLXO.com raporton se nxënësit që po dalin në korridore po komunikojnë nga jashtë me të tjerët në klasë duke u bërë shenjë të tjerëve që të vijnë në tualet.

10:53

Nxënësit nuk i kanë dorëzuat telefonat në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë, sepse administratorët thonë se nuk japim përgjegjësi nëse mund t’iu humbë ndonjë telefon. Mirëpo ata thonë se nëse nxënësit kapen duke i përdorur telefonët, ata do të përjashtohen nga testi.

10:50

Në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë vazhdon të ketë qasje në internet.

hamdi berisha

10:46

Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj testi ka filluar me 40 minuta vonesë ndërsa ka probleme tjera.

Në këtë shkollë nuk ka pasur banka të mjaftueshme për nxënësit që i nënshtrohen testit kështu që ata po i përdorin karriget për t’i plotësuar testet.

shaban hashani

10:44

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren është përjashtuar një nxënës pasi është zënë duke përdorur telefonin gjatë testimit.

10:43

Në Kamenicë, nxënësit që nuk kanë pasur letërnjoftime janë verifikuar me ditarë të shkollës.

10:42

Në “Shaban Hashani” në Ferizaj testi filloi me 40 minuta vonesë. Aty ka probleme edhe me vendosjen e nxënësve. Një nxënës po e plotëson testin në karrige.

testi

Një polic vazhdon të sillet nëpër korridoret e shkollës “Isa Boletini” në Podujevë. Një polic tjetër ka hyrë edhe në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

KALLXO.com shkroi për policët nëpër objekte shkollore.

polici ne shkolle policia 1 policia2

10:30

Në Shkollën “Bajram Curri” në Istog dy teste kanë gabime teknike. Në to mungojnë disa pyetje.

Administratori i ndërroi këto tekste.

10:26

Në gjimnazin e Suharekës ka filluar hyrja e nxënësve nëpër klasë, dhe testi ka filluar në kohë. Zëvendësdrejtori i shkollës Fadil Zenelaj ka thënë se stafi i ministrisë dhe materialet kanë ardhë me kohë.

suhareke

10:22

Për tri shkolla në Skënderaj testi ka filluar me kohë në 6 qendra. Testit në këtë komunë janë duke iu nënshtruar rreth 1000 nxënës. Ata i ka vizituar edhe nënkryetari i komunës, Fadil Nura i cili u ka uruar suksese.

10:19

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka vizituar nxënësit të cilët po i nënshtrohen testit të maturës në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

“Sot është dite e veçantë për ju. Ju lus si ministër ta hiqni stresin, të punoni secili për vete. Testi i matuës është pasqyrë reale e punës tuaj katër vjeçare. Ju dëshiroj suksese”, u tha ministri nxënësve.

10:18

Tre nxënës që nuk e kanë paraqitur provimin e maturës në Lipjan nuk janë lejuar të hyjnë në test. Ata kanë dalë nga objekti i shkollës.

10:17

Gati për Testin e Maturës maturantët në Kaçanik. Aty po bëhet identifikimi i maturantëve.

identifikimi

 

10:15

Në shkollën “Naim Frashëri” në Vushtrri janë identifikuar disa teste me gabime teknike. Atyre po u mungojnë faqet 3.

10:13

Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj, ku ishte vonuar materiali i testimit, testet kanë filluar të shpërndahen në orën 10:10.

10:09

Në Lipjan, 3 nxënës nuk e kanë gjetur emrin në listë.

10:08

Në shkollën teknike në Prizren, 23 nxënës boshnjakë kanë mbetur pa iu nënshtruar testit të maturës për shkak se u kanë munguar emrat në listë.

10:07

Në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren po mungojnë testet në gjuhën turke.

Në Kamenicë, testi nuk ka filluar me kohë për shkak se drejtorit të shkollës po i mungon një çelës për ta hapur derën e një klase.

10:06

Në shkollën “Bajram Curri” në Istog, testi ka filluar me kohë. Në një objekt ku po mbahet provimi, testit janë duke iu nënshtruar 190 nxënës, ndërsa në tjetrin 170.

Policia është duke qëndruar në oborr të kësaj shkolle.

10:04

Monitoruesi i KALLXO.com në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë raporton se asnjë telefon nuk është dorëzuar nga nxënësit para se të hyjnë në test.

podujeve

10:03

Në shkollën “Naim Frashëri” në Vushtrri, nxënësit nuk janë kontrolluar fare për telefonë ndërsa dy nxënës nuk e kanë gjetur fare emrin në listë.

10:02

Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj, materiali i testimit të maturantëve është vonuar ndjeshëm.

Monitoruesja e KALLXO.com raporton se materiali në këtë shkollë ka arritur në orën 9:58, dy minuta para kohës së caktuar për fillimin e testit.

10:01

Në gjimnazin e rahovecit testi i maturës ka filluar, ndërsa në atë të Dremnasit ka filluar pjesërisht.

testi12

09:55

Në gjimnazin e Drenasit janë duke u shpërndarë testet nëpër klasë, sado që ende nuk është bërë sistemi i të gjithë nxënësve nëpër vendet e tyre.

drenas1

09:54

Në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë nxënësit janë duke u shpërndarë nëpër klasë.

Testi fillon pas pak minutash, ndërsa në këtë shkollë do të qëndrojë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

xhevdet doda2

09:53

Përgjegjësit për testin e maturës në Drenas kanë gjetur zgjidhje për mungesën e raportuar të një administruesi.

Vendin e tij e ka zënë sekretari i shkollës.

09:49

Drejtori i shkollës së mesme “Isa Boletini” në Podujevë thotë se deri më tani procesi i përgatitjes së Testit të Maturës po ecën mirë.

Nxënësit tashmë janë duke u shpërndarë nëpër klasë.

09:46

Katër administrues po mungojnë në shkollën e mesme “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Drejtori i komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj, thotë se është duke u munduar të bëjë zgjidhje për këto mungesa.

09:44

Në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, administruesit e Testit të Maturës nuk kanë ardhur ende.

Shkaku i vonesës së administruesve që duhet të vijnë nga Prizreni, nxënësit nuk kanë filluar ende të shpërndahen nëpër klasë.

09:43

Në gjimnazin e Drenasit njëri nga administruesit e Testit të Maturës nuk ka ardhur ende.

09:42

Në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Klinë nxënësit kanë filluar të hyjnë brenda nëpër klasë për t’iu nënshtruar provimit të maturës që fillon pas rreth 20 minutash.

luigj gurakuqi1

09:38

Monitoruesja e KALLXO.com raporton se në Pejë, administruesit e Testit të Maturës janë me vonesë.

Ajo raporton se rreth orës 09:35, administruesit e MASHT kanë qenë në hyrje të Pejës.

09:36

Në shkollën “17 Shkurti” në Obiliq, maturantët tashmë janë sistemuar nëpër klasë.

Monitoruesja e KALLXO.com raporton se duke hyrë në klasë, nxënësit nuk janë kontrolluar nëse kanë me vete telefonë.

09:32

Në Kaçanik testet kanë ardhur me kohë në orën 8:00.

kacanik

Në Gjimnazin “Skënderbeu” nxënësit janë rreshtuar për të hyrë nëpër klasa ku do t’i nënshtrohen Testit të Maturës.

gjimnazi skenderbeu

Në këtë gjimnaz testit do t’i nënshtrohen 142 maturantë.

09:31

Në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë nxënësit kanë filluar që të hyjnë nëpër klasë për t’iu nënshtruar provimit të maturës që fillon në orën 10:00.

bedri pejani1 bedri pejani2

 

Rreth 30 mijë maturantë nga të shkollave të mesme të Kosovës do t’i nënshtrohen sot Testit të maturës.

Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe për tri orë maturantët do ta kenë para vetes testin me pyetjet në lëndët bazë të drejtimeve të tyre në shkollën e mesme.

Në çdo klasë të testimit do të ketë jo më shumë se 15-17 nxënës.

Administrimi i testit do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë ka shpërndarë qysh në mëngjes administruesit dhe materialin e testit nëpër secilën shkollë në Kosovë.

KALLXO.com për të tretin vit rresht do ta monitorojë këtë test me monitorues të shpërndarë nëpër qendrat e testimit në shkollat e Kosovës.