Fotografi nga testi i maturës në Kosovë. Foto: Kallxo.com

Nagavci: Uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar maturantët që sot hynë afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka thënë nxënësve se kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar.

Ajo ka uruar që secili nxënës të arrin rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë.

“Si ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Suksese të gjithëve!”, ka shkruar Nagavci./Rtklive