Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: Testi i arritshmërisë është keq-menaxhuar nga MAShTI

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se testi i arritshmërisë është mbikëqyrur jo-profesionalisht nga Ministria e Arsimit.

Tahiri përmes një deklarimi në Facebook, ka bërë të ditur se për muaj me radhë nuk pati asnjë lajmërim se cila është rëndësia e testit të arritshmërisë.

“Është e papranuar tendenca e MAShTI se cila është rëndësia e testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte, sensibilizim dhe informim” – thekson ai.

Sipas Tahirit, viktimat e këtij procesi sigurisht se janë nxënësit të cilët kanë mbajtur testin e arritshmërisë ditën e djeshme.

Tahiri ka njoftuar se partia e tij, AAK i ka hapur zyrat nga sot për ankesat e prindërve dhe nxënësve të cilët ju kanë parashtruar testit të arritshmërisë.

Deputeti i AAK-së ka paralajmëruar se pas shpalljes së rezultateve do ta ftojnë në interpelancë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe do të kërkojnë një rezolutë për suspendimin e procesit, në bazë të provave.

“Do të kërkojmë votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës” deklaron Tahiri  përmes këtij postimi.