Ilustrim

Ministria e Arsimit: 60.2 % e maturantëve e kaluan provimin e maturës në afatin e gushtit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se 2.384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar provimin e maturës të mbajtur në muajin gusht.

“Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues” – thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Tutje, bëhet e ditur se provimin e kanë paraqitur 5.084 nxënës, por në test kanë hyrë 3.958 prej tyre. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës.