Ilustrim

Tenton të kontrabandojë plumba, kapet nga Policia

Dogana e Kosovës ka njoftuar përmes komunikatës së njoftuar se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme plumbash të kalibrit 9mm.

Oficerët Doganorë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikëkalimin kufitar, Aeroportin e Prishtinës.

Kjo sasi është sekuestruar nga një qytetar që po fluturonte për në Gjermani, ku pas kalimit në kanalin e gjelbër janë vërejtur këta plumba.

“Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontroll të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës së Doganës së Kosovës, personi është ndaluar dhe plumbat janë sekuestruar.

Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.