Leposaviq, parandalohet kontrabanda me mallra në vlerë 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Policinë kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra në Leposaviq.

Sipas njoftimit të Doganës, vlera e mallit të kapur nga një automjet është mbi 5 mijë euro.

“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore” – ka njoftuar Dogana përmes një postimi në “Facebook” më 20.02.2024