Sekuestrohen dy vetura, iu ishin shmangur pagesave doganore - FOTO

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës, kanë arritur të sekuestrojnë dy automjete me targa të huaja, me shoferë kosovarë.

Deri të ky veprim ka ardhur pasi fillimisht gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja me drejtues 2 burra, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore.

Lidhur me rastet automjetetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës.