Ilustrim

Ndalohet një rast i kontrabandës në kufi me Serbinë, konfiskohen 720 kuti të biskotave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandës në kufi me Serbinë, duke konfiskuar 720 kuti të biskotave.

Sipas policisë, në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, e cila ishte duke lëvizur nga Serbia përmes fshatit Breznicë.

“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 16.02.2024.

Policisë thotë se malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë.