Foto: Ilustrim

Tentim Vrasje në Suharekë

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur mbrëmë në Suharekë.

Sipas Policisë, një person i gjinisë mashkullore është arrestuar pasi që kishte shtënë me armë në drejtim të një mashkulli tjetër.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje paraprake.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se në pronësi të personit të arrestuar pagjetur dhe konfiskuar armën “CZ” me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 9 mm.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.