Foto: Ilustrim

Tentim rrëmbimi në Ferizaj

Një person i moshës së mitur ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në një firmë dy persona të panjohur kanë shkuar me një veturë dhe kanë tentuar ta fusin në të.

Ai ka thënë se megjithatë ka arritur të largohet nga ta.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur më 27 qershor rreth orës 15:10.

Nuk raportohet për të lënduar.