Pamje nga Vushtrria

Vushtrri, dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një 11-vjeçar

Dy persona të maskuar kanë tentuar ta rrëmbejnë një fëmijë 11-vjeçar, në prani të babait të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se rasti ka ndodhur në rrugën Blerim “Zuqaku” në Vushtrri, para dy ditësh.

Sipas Policisë, babai ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit, dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e moshës-11 vjeç, por nuk ia kanë arritur dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Nuk dihet motivi, ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rrethanat”, thuhet në njoftimin policor.