Ilustrim - Foto: KALLXO.com

E mitura raporton në polici se tentuan ta rrëmbenin

Një e mitur ka lajmëruar policinë se një person ka tentuar ta rrëmbejë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. E mitura sipas policia, ka raportuar se një person i panjohur me targa vendosure e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbejë.

E njëjta kishte arritur t’i shmanget të dyshuarit ndërsa policia ka njoftuar se e njëjta nuk ka pasur ndonjë lëndim.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje nëse kanë arritur të paktën të identifikojnë ndonjë person në lidhje me rastin.