Fushë-Kosova - Foto: KALLXO.com

Tentim rrëmbimi i një vajze në Fushë-Kosovë

Një rast i rrëmbimit në tentativë ka ndodhur në Fushë-Kosovë dje rreth orës 9:15.

Sipas Policisë, një person i gjinisë femërore ka raportuar se ish i dashuri i saj ka tentuar ta rrëmbejë dhe ta futë me forcë në veturën e tij.

Gjatë rezistencës, i dyshuari i ka grabitur çantën në të cilën kishte para të gatshme 150 euro si dhe një pllakë ari dhe një telefon në vlerë 800 euro.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.