Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestim për marrje të kundërligjshme të fëmijës

Forcat e Policisë kanë arrestuar mbrëmë një person lidhur me një rast që ka ndodhur dje në Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si tentim rrëmbimi.

Policia njofton se që nga dita e raportimit hetuesit policorë të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritë të  identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit  të dyshuar: S.R., i gjinisë mashkullore, 19-vjeç, shtetas i Kosovës.

Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën – marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës.