Taksa e 'Rrugës së Kombit', diskutim në mbledhjen e qeverive Kosovë - Shqipëri

Qeveria e Kosovës ka vendosur disa pika në agjendë për mbledhjen e ardhshme të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj renditi temat që priten të preken në këtë mbledhje.

“Çështja e doganave ështe pikë që po përpiqemi që të kemi një marrëveshje konkrete për doganat. Do të diskutohet për heqjen e roamingut për dy vendet. Jemi pajtuar që të bëjmë një liste te çertifikatave e licesave që do të ia bëjmë njëra tjetrës”, tha Limaj

Ai shtoi se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe taksa e Rrugës së Kombit që parasheh pagesë prej 5 euro në hyrje të Shqipërisë.

“Do të diskutojmë edhe për çështjen e njohjes së patentë shoferëve, si dhe për taksën e rrugës së kombit. Pala kosovare ka ngritur shqetësime se taksa ështe e lartë. Besoj se pala shqiptare i ka marrë seriozisht shqetësimet tona dhe të gjendet një zgjidhje”, tha Limaj.

Mbledhja e dy qeverive parashihet të mbahet më 26 nëntor në Pejë