ATK u shqiptoi 1,429 gjoba bizneseve që nuk përmbushën obligimet tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se janë shqiptuar 1,429 gjoba për sektorin e transportit ndërkombëtar pas inspektimit të aktivitetit të tyre.

62 kompani kanë marrë gjoba për mospajisje me arkë fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal dhe të gjitha gjobat e lëshuara janë përcjellë për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.

Administrata Tatimore e Kosovës i ka ndërmarrë këto inspektime në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën korrik–shtator 2021. Më shumë aktivitete të tilla do të ndërmerren në ditët në vijim për t’i inspektuar sektorët të cilët gjatë sezones së verës kanë aktivitet të shtuar.

Këto inspektime vijnë si rrjedhojë e mospërputhjes së gjendjes financiare të këtyre sektorëve dhe obligimeve tatimore, njofton ATK.