Sulmohen policët në Jarinje


Në pikën kufitare në Jarinje janë arrestuar dy të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00, janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të huaj, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhërat dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.