Ilustrim

Policët sulmohen në Podujevë deri sa po arrestonin një person

Tre të dyshuar janë prangosur nën dyshimin se kanë sulmuar disa zyrtarë policorë të cilët kishin shkuar në rrugën “Fitorja” në Podujevë për të kryer një urdhër- arrest.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërsa sulmi ndaj zyrtarëve policor erdhi gjatë arrestimit.

Të dyshuarit sipas policisë janë familjarë të të dyshuarit.

Pas intervistimit të të njëjtëve është bërë edhe njoftimi i prokurorit të shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

I dyshuari që pati urdhër- arrest është dërguar në vuajtje të dënimit.