Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Sulmohen fizikisht katër policë në rajonin e Mitrovicës

Katër zyrtarë policorë janë kanosur e më pas sulmuar fizikisht, nga dy persona të dyshuar në rajonin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fillimisht zyrtarët policor i janë përgjigjur thirrjes në një rast të mosmarrëveshjes.

Më pas dy të dyshuar fillimisht nuk i kanë përfillur rdhërat e policëve, e më pastaj i kanë kanosur e sulmuar fizkisht katër policë.

Njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rajonin e Mitrovicës.