Foto: Komuna e Prizrenit/Facebook

Subvencionohen 400 Bujq me Farë Misri në Prizren

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prizrenit ka subvencionuar 400 bujq me farë misri në kuadër të projektit “Furnizimi me farë misri” i cili ka pasur vlerën financiare rreth 27 mijë euro.

Është kontraktuar blerja e 1.300 paketimeve me farë misri, sipas kategorizimit të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO), ekuivalent për mbjelljen e 550 ha.

“Kjo kryesisht ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe aftësimin e fermerëve për prodhimtari intensive, konkurrente në tregun vendor dhe regjional2, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Përfitues të këtij projekti janë mbi 400 bujq të cilët i kanë plotësuar kriteret konkurruese dhe aktivitet kryesor bujqësor kanë kultivimin e kulturave lavërtare.

Shpërndarja e farës do të fillojë nga data 18.04.2018 në dy pika, një në Lubizhdë të qytetit, te kompania “Agronomi” (përballë stacionit policor në Lubizhdë) dhe e dyta në fshatin Piranë, te kompania “Moni”, për fermerët e rajonit të Anadrinit.

“Komuna e Prizrenit me realizimin e këtij projekti dhe të projekteve tjera në vazhdim me përkushtim të lartë synon të përmbushë nevojat e fermerëve sipas aktiviteteve bujqësore”, përfundon njoftimi.