Universiteti i Mitrovicës

Studentët e Universitetit në Mitrovicë protestojnë për 'neglizhencën e MASHT'

Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë paralajmëruar protestë paqësore për neglizhencën nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në njoftimin e Parlamentit studentor thuhet se kjo protestë paqësore do të organizohet për shkak të neglizhencës së MASHT për çështje të ndryshme, duke përfshirë bursat për studentët e dalluar, stopimin e financave të aktiviteteve dhe vizave studimore, e shumë çështje të tjera.

Sipas njoftimit të organizatorëve të martën në ora 11:00 bëhet nisja  nga objekti i Universitetit për tek Ministria e Arsimit  ku edhe është paralajmëruar se do të mbahet protesta.