Ilustrim

Skandal seksual me të mitur në Kaçanik

Policia e Kosovës njofton se Njësitet e DHKO-së kanë arrestuar një burrë të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Tutje policia sqaron se njësitet policore si provë materiale kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një telefon celular.

Sipas policisë i dyshuari  pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.