Sindikata e Telekomit reagon pas ultimatumit të Z Mobile
Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka reaguar pas paralajmërimit të Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës së do se do ta dërgojnë borxhin prej më shumë se 25 milionë euro në përmbarim.
Punëtorët e PTK-së kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq duke shtuar se duhet ditur të mbrohet Telekomi dhe nuk i frikësohen “shantazheve nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”.
“Lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, ju bëjmë me dije edhe pronarëve të Z-Mobile por edhe qeverisë se ata do të jenë përgjegjës për kaosin social që mund të shkaktojë ekzekutimi i këtij vendimi. Ne tashmë nuk do të rrijmë durakryq përballë të drejtës sonë për ta mbrojtur kompaninë. Opinioni publik tashmë e di mirë se kush janë shkaktarët e vërtetë të dëmtimit të Telekomit”, thuhet në reagimin e tyre në “Facebook”.
“Kjo u vërtetua edhe në seancat ndëgjimore të komisionit hetues të Parlamentit të Republikës së kosovës. Sa për ilustrim, shihni deklarimin e kreut të ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, i cili tha se, “Telekomi ka shumë sfida dhe rrezikohet nga operatorët e tjerë virtualë”. Pra, dhe sipas institucionit përgjegjës për rregullimin e tregut të telekomunikimeve elektronike lexohet qartë se Telekomi rrezikohet nga Z-Mobile”, thuhet tutje në njoftimin e FSP-PTK.
Ata kanë paralajmëruar që me djersën e tyre nuk do t’i gëzojnë si pasuri të tyre, ku kanë paralajmëruar edhe protesa nëqofse arrihet.
“Nëse dikush tenton që 2500 punëtorë të Telekomit t’i le pa punë duke ua vjedhur hapur të hyrat e tyre, si dhe 1100 punëtorë të Postes të cilët varen edhe nga të hyrat e Telekomit, ne i paralajmërojmë fuqishëm se me djersën tonë nuk do ta gëzojnë dot si pasuri të tyre”, kanë shkruar tutje.
Gjithashtu, i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të ndërhyjë dhe të suspendojë procedurat e tilla përmbaruse që kanë lidhje me Telekomin, në të kundërten ata kanë paralajmëruar se janë të gatshëm që me të gjitha format ta ndalojnë “zhvatjen e miliona eurove nga kompania Z-Mobile”.
“FSP-PTK për herë të fundit kërkon nga te gjitha institucionet qe çdo veprim i një anshëm i kompanisë z-Mobile do të shkaktojë trazira sociale dhe protesta të pa-ndalshme, për pasojat e të cilave do të jenë përgjegjës vet kompania Z-Mobile si dhe institucionet përgjegjëse të shtetit”, thuhet në reagimin e Federatës së Sindikatës të Pavarur të PTK-së.
Kallxo.com ka raportuar sot kompania Z Mobile ka paralajmëruar kompaninë publike Telekom se do ta dërgojnë borxhin prej më shumë se 25 milionë euro në përmbarim.
Sipas Drejtorit të Telekomit, nëse paralajmërimi që ju erdhi jetësohet ndërmarrja do të falimentojë.
Drejtori i Telekomit Bedri Istrefi për KALLXO.com e konfirmoi se tashmë kanë pranuar një shkresë paralajmëruese nga Z Mobile në të cilën paralajmërohet se çështja e borxhit e vendosur sipas vendimit të Arbitrazhit do të dërgohet tek permbaruesi.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe avokatin e kompanisë Z Mobile, Virtyt Gacaferri, i cili nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje.
https://kallxo.com/kompania-e-blerim-devollit-i-jep-ultimatum-telekomit-per-pagese-te-borxhit-rrezikohet-falimentimi/
—