Rektorati i Universitetit të Prishtinës. FOTO: Universiteti i Prishtinës/Facebook.

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas njoftimit, konkursi është i hapur nga data 07.05.2024 deri më 21.05.2024.

Disa kritere të konkursit janë që kandidati nuk duhet të ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo listë zgjedhore në nivel qendror e lokal në tri vitet e fundit.

Po ashtu si kriter kërkohet që të ketë përvojë të dëshmuar akademike, kërkime shkencore dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt; apo të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.

Rektori aktual Qerim Qerimi ishte zgjedhur me 21.11.2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024.

Informatat e plota për kriteret dhe konkursin mund t’i gjeni KËTU.

Qerim Qerimi zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës