Mbledhja e komisionit hetimor për librat shkollore. Foto: KALLXO.com.

Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore, këto janë vendimet që u morën

Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, ka mbajtur të mërkurën, 08.05.2024, mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar disa vendime për mbarëvajtjen e punës së këtij komision.

Anëtarët prezentë të këtij komision, në mënyrë unanime kanë miratuar buxhetin e komisionit në vlerë prej 26,950 euro, si dhe vendimin për shpalljen e një thirrje për pranimin e tre ekspertëve për nevojë të komisioni.

Armend Muja tha se sipas dispozitave ligjore, një deputet nuk mund të paguhet më shumë se për dy komision, duke deklaruar se ai nuk do të paguhet në kuadër të këtij komision. “Ekzistojë dispozita sipas të cilëve deputetët nuk kanë të dejtë të paguhen më shumë se në dy komisioni. Unë deklarohet se nuk do të paguhem nga ky komision dhe anëtarët tjerë duhet të deklarohen individualisht se a heqin dorë apo nga honorari”- tha Muja.

Nga pagesa e honorarëve nga ky komision u deklaruan se heqin dorë edhe dy deputetët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Ardian Kastrati.

Ndërsa, kryesuesi i Komisionit, Shemsedin Dreshaj, tha se pas miratimit të buxheti, deputetet të deklarohen se a heqin dorë apo jo nga honorari nga ky komision.

“Propozoj që ky buxhet të kalojë në votim dhe të miratohet në Kuvend, ndërsa lidhur me atë se kush do të paguhet apo jo nga ky komision, të deklarohen vetë deputetët përmes një deklarate”- tha Dreshaj.

Komisioni po ashtu ka miratuar edhe vendimin për hapjen e një thirrje nga komisioni për angazhimin e tre ekspertëve për nevoja të komisionit; një jurist, ekonomist dhe ekspertë të fushës.

“Ne mund të bëjmë thirrje si komision që ata me apliku, i dorëzojnë CV-të, në tri fushat e rëndësishëm, një duhet të jetë ekspert nga fusha e arsimit, një ekonomist me përvojë në fushën e auditimit dhe financat publike dhe një jurist. Përzgjedhjen e bëjmë si komision”- tha deputeti Bekim Haxhiu.

Komision ka diskutuar edhe ka miratuar edhe planin e veprimet, i cili sipas deputetëve (anëtar të komisionit) mund të plotësohet në harmoni me nevojat që dalin për një funksionim sa më të mirë të Komisionit.

Mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet të premten, më 17 maj 2027.