Njoftimi i Sindikates se Spitalit te Gjilanit.

Sindikata e Spitalit në Gjilan u jep afat anëtarëve 'deri më 2012' të paguajnë paratë për festën e Pavarësisë

Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, kësaj radhe nuk është duke u marrë me organizimin e ndonjë proteste apo greve.

Kjo Sindikatë është duke u marrë me organizimin e shënimit të përvjetorit të 11 të pavarësisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të kësaj Sindikate festa për shënimin e pavarësisë do të mbahet në një restaurant në Gjilan.

Mirëpo, nga jo që është shkruar në njoftimin e bërë publik nga kjo Sindikatë datat për shënimin festës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk janë shënuar saktë.

Në njoftimin për mbledhjen e fondeve për shënimin e kësaj feste është shënuar data “13 shkurt 2012” si afati i fundit për të kryer pagesën doktorët e infermierët të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këtë festë.

Po ashtu në këtë njoftim fillimisht është shënuar se ky organizim është për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, mirëpo ky lëshim si duket është vërejtur dhe është përmirësuar duke shënuar me laps mbi datën e gabuar.

Dhe në vend të 10 vjetorit është përmirësuar duke u shënuar saktë 11 vjetori i shënimit të pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i Sindikates se Spitalit te Gjilanit.