Greva në 'Trepçë', shkon në 5 numri i minatorëve që kërkojnë ndihmë mjekësore - Pamje

Në ditën e katërt të grevës, 5 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kështu ka thënë për KALLXO.com përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Destan Kerleshi.

“Tani numri i minatorëve që kërkojnë ndihmë janë 5. Ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore” – ka thënë Kerleshi.

Që kur ka nis greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në anën tjetër, Bordi mbikëqyrës i “Trepçës” dhe menaxhmenti kanë kërkuar ndërprerjen e grevës.

Menaxhmenti i Trepçës: Kërkesat e minatorëve nuk kanë konsistencë