Kerleshi: Sapo e dërguam edhe një minator në spital

Destan kerleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” ka tha se sot është dërguar edhe një minator për trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Mitrovicës.

Minatorët e gjigantit metalurgjik, “Trepça” sot kanë hyrë në ditën e katërt të grevës.

“Ju njoftoj se tash këto momente kemi dërgu një minator në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, në emergjencë në gjendje të rëndë” – ka thënë ai për KALLXO.com.

Që kur ka nis greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në anën tjetër, Bordi mbikëqyrës i “Trepçës” dhe menaxhmenti kanë kërkuar ndërprerjen e grevës.

Menaxhmenti i Trepçës: Kërkesat e minatorëve nuk kanë konsistencë