foto: Ilustrim

Shpërthen Bombola e Gazit në një Lokal

Në raportin policor thuhet se në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në Rrugën “Nëna Terezë”.

Shpërthimi i bombolës së gazit la të lënduar dy persona, ndërsa policia nuk jep detaje nëse ka pasur dëme materiale.

Të lënduarit sipas raportit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Në mars KALLXO.com shkroi për vdekjen e një fëmijë nga lëndimi prej shpërthimit të një bombole gazi.

http://kallxo.com/vdes-femija-qe-u-plagos-nga-bombola-e-gazit/

Edhe vitin e kaluar nga një shpërthim në një lokal në Pejë që dyshohej se u shkaktua nga një bombolë gazi qenë lënduar dy persona.

http://kallxo.com/dy-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-peje/

Edhe një gjykim për një shpërthim bombole që në vitin 2008 në Prishtinë vrau dy e lëndoi disa persona është duke u zhvilluar.

http://kallxo.com/gjykimi-per-shperthimin-e-2008-es-qe-vrau-dy-njerez/