Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Shpend Ahmeti komenton akuzat për koalicion me PDK-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar deklaratat e Halim Halimit nga radhët e LDK-së asamblenë komunale të Prishtinës, ku ky i fundit akuzoi Ahmetin se ka bërë “koalicion të fshehtë me PDK-në”.

I pari i Prishtinës në një bisedë për KALLXO.com tha se koalicion nuk do të ketë as në të ardhmen, ku gjithashtu e konsideroj këtë deklaratë si “shpifje e partisë opozitare”.

“Nuk ka kurrfarë koalicioni me PDK-në në Prishtinë, e as që do të ketë. Kjo është bërë shpifje e përjavshme e partive opozitare, me të cilën nuk mund të merremi ne vazhdimësi”, është përgjigjur shkurt Ahmeti.

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës, Halim Halimi, sot në konferencë për media e kishte akuzuar kryetarin e Prishtinës për qeverisje të “dobët’ dhe për mos mbajtjen e premtimeve.

https://kallxo.com/ldk-shpend-ahmeti-ka-bere-koalicion-te-fshehte-me-pdk-ne/