Foto: Ilustrim

Shkrepje Armësh në Restorant

Në Prelez të Ferizajt pas një mosmarrëveshje mes disa personave janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant mbrëmë pak para mesnatës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se ngjarja ka ndodhur si rezultat i mosmarrëveshjeve mes tre personave. Policia është informuar se se ka pasur të shtëna armësh.

Personat të cilët kanë shtënë me armë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi tregoi se deri më tani nuk ka të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë.